Portali BotaInformatikes .Lajmet Me Te Fundit Rreth Teknologjise

12-06-02

Facebook paguan hakerët më shumë se 300.000$ për të zbuluar defektet

Ryan McGeehan, drejtor i ekipit për siguri në Facebook, njoftoi se rrjeti social u ka paguar hakerëve më shumë se 300.000$ për të zbuluar gabimet dhe defektet që ka faqja si dhe për t’i rregulluar ato.
McGeehan shkroi se programi i kompanisë për defektet, që zakonisht i paguan hakerët rreth 1.000$ për çdo mangësi që ata zbulojnë, prej lansimit të këtij programi gjatë vitit të kaluar e deri më tani ka shpërblyer 131 hakerë nga 27 vende të ndryshme të botës, kurse njëri prej hakerëve është punësuar në Facebook si praktikant.
Edhe Google deklaroi në shkurt se kishte shpenzuar rreth 410.000$ për të paguar hakerët që kanë raportuar mangësitë dhe dobësitë në shërbimet e saj. Por, duket që Facebook nuk është fort larg Google, sa i përket pagesave ndaj hakerëve, dhe shihet qartë që firmat e teknologjisë janë gjithnjë të gatshme të paguajnë shuma të konsiderueshme parash për të vënë në dukje të metat e sigurisë së tyre përpara se të shfrytëzohet nga hakerët keqbërës.
Në muajin prill, Google pagoi një nga shumat më të mëdha, për reportimin e një defekti të vetëm në shërbimet e Uebit të tij, prej 20.000$, rreth 5 herë më shumë se maksimumi i tij i kaluar që ishte 3.133,7$. Gjithashtu, Google pagoi 60.000$ dy kërkuesve të cilët paraqitën shfletuesin Google Chrome.
Sipas McGeehan, zbulimi i vazhdueshëm i defekteve dhe fshehja e tyre karshi nesh është diçka shumë negative, pasi hakerët mund ta “shesin” këtë defekt në tregun e zi, dhe të na e tregojnë ne pastaj përsëri por duke na kërkuar dyfishin e pagesës e ndoshta edhe më shumë. Kur blerësi ankohet për defektin e rregulluar, shitësi do të bëjë sikur Facebook e ka gjetur defektin dhe do ta rregulloj atë vet. Por ne – thotë McGeehan – kemi lansuar programin tonë dhe jemi shumë krenarë për këtë gjë. (PCWorld Albanian)


12-05-31

Google në luftë kundër piraterisë

Google në blogun e tij zyrtar thotë se ka marrë të gjitha hapat e nevojshme për të reduktuar shpërndarjen dhe shkarkimin përmbajtjeve ilegale të mbrojtur nga të drejtat e autorit.Google çdo muaj nga rezultatet e kërkimit heq rreth 1.2 milion Web adresa që lidhen me përmbajtje të paligjshme. Google fshin këto web dhe drejton vizitorët tek pronarët e të drejtave autoriale.Sipas të dhënave të njoftuara Google çdo javë merr rreth 250.000 kërkesa për heqjen e adresave të internetit nga rezultatet e kërkimit. Muajin e kaluar u hoqën një total prej 24.000 domain të ndryshëm.Microsoft ka kërkesa më të shumta për heqjen e përmbajtjeve.Kompania muajin e kaluar kërkoi nga Google për të hequr 500.000 lidhje. Kërkesat e tjera vijnë nga RIAA, të NBCUniversal dhe shumë kompani të tjera në industrinë e zbavitjes./itshqip





12-05-28

Facebook Smartphone?



Vazhdojnë thashethemet në lidhje me krijmin e një smartphone nga Facebook pas publikimit të fundit të New York Times. Përveç këtij informacioni thuhet se Facebook ka punësuar shumë ish inxhinierë dhe ish programues të kompanisë Apple, duke u munduar në këtë mënyrë të rrise arsenalin e saj. Këta punëtorë kanë shumë përvojë mbi paisjet iPhone dhe iPad.

Sipas autorit të botimit, kompania Facebook ishte përpjekur për të ndërtuar smartphonin e saj të paktën dy raste më parë. Për herë të parë në vitin 2010 siç është raportuar nga Techcrunch dhe për herë të dytë në nëntorin e kaluar. Thashethemet e fundit flasin edhe për blerjen e shfletuesit Opera në përpjekjen e Facebook-ut për të krijuar një platformë të re.

Aktualisht rrjeti social nuk ka bërë zyrtare në lidhje me kte lajm dhe gjëja e vetme që mbet është të presim derisa të kemi më shumë informacione ose njoftimet zyrtare.

12-05-23

Virus i ri në Facebook. Kujdesni


A keni pranuar ndonjë email  që ju kërkon të konfirmoni se doni të mbyllni llogarinë tuaj në Facebook? Hulumtuesit nga kompania Sophos ju këshillojnë që të bëni kujdes. Në adresat e email-it të shfrytëzuesve të Facebook-ut po vijnë email-a, që gjoja i dërgon Facebook-u dhe në të cilët shfrytëzuesi duhet ta konfirmojë kërkesën e mëparshme për mbylljen e llogarisë.

Adresa (linku) për konfirmim apo anulim gjendet në email, por në vend të faqes zyrtare të Facebook-ut,  ju dërgon tek një aplikacion i palës së tretë që përdor platformën e Facebook-ut, ku shfrytëzuesi e ka të vështirë të kuptojë se është një mashtrim.

Kur klikohet në këtë link, shfaqet një porosi  ku kërkohet leja nga shfrytëzuesi për ta përdorur kodin Java në pajisjen tuaj. Edhe nëse shfrytëzuesi nuk pranon për ta përdorur Java-n, virusi vazhdon të kërkojë leje për përdorim në mënyrë që ta bindë shfrytëzuesin derisa ky të dorëzohet.

Ky lloj krimbi malinj, të cilin e përdorin sulmuesit,është i rëndësishëm për keqbërësit, sepse do t’i shqetësonin përdoruesit e Facebook-ut, duke shkatërruar llogaritë e tyre në këtë rrjet social. Sulmuesit llogarisin se viktimat e mundshme do bëjnë gjithçka për ta anulluar kërkesën e supozuar për mbyllje të llogarisë.

Nëse shfrytëzuesi pranon ta nisë kodin Java, atëherë do të shohë një njoftim ku thuhet se duhet të përfshijë Adobe Flash-in. Në vend të kësaj, ky virus vendos disa skedarë në dosjen Win32, skedarë që ju mundësojnë hakersave të mbikëqyrin aktivitetet në kompjuterin e infektuar të shfrytëzuesit dhe po ashtu ta marrin nën kontroll atë kompjuter. Krimbat malinj që infektojnë në këtë rast kompjuterët janë trojanët – SpyEye dhe Troj/Agent-WHZ.


Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...